COVID-19 i merr jetën aktorit të njohur shqiptar, Petro Koçi jep lajmin e hidhur

Aktori i njohur i teatrit dhe estradës së Fierit, Fatmir Xhelili, ka humbur sot jetën si pasojë e koronavirusit. Mësohet se aktori i njohur vuante edhe nga një sëmundje bashkëshoqëruese. Lajmin e hidhur të ndarjes së tij nga jeta e ka dhënë zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Te dashur miqte e mi,

Me lote burri ne sy ju njoftoj se nje nga simbolet e artit dhe kultures fierake, miku im dhe i te gjitheve, vellai i Mires, shoqes time te klases, vellai i Met Xelilit shokut tim te 8 vjecares, aktori i madh i teatrit dhe estrades se Fierit tone, Fatmir Xhelili, humbi jeten sot per shkak te ketij Covidi te mallkuar dhe nje patologjie tjeter te meparshme!

Eshte nje dhimbje shpirti dhe nje vuajtje e vertete kur qytetit tone i shuhen njerez si Fatmiri qe i kane dhene nder vite gaz e kuptimplotshmeri jetes tone, shpirtit dhe zemres se qytetit!

Postova kete foto te Fatmirit me mbesen e tij sepse nderkohe do mungoje nje familjar i rralle, nje gjysh e baba i mrekullueshem, nje fqinj prej mjalti dhe nje buzeqeshje e ndjere e diteve tona!

I shpreh mirenjohjen mjekeve te infektivit per perpjekjet e palodhura per ta shpetuar Fatmirin tone dhe durimin per tiu pergjigjur interesimit tone e te familjes!

Fatmir, te perulemi per cka i dhe jetes se te tjereve!”, shkruan Petro Koçi.

Ai ka në repertorin e tij rreth 180 role dhe ka marrë gjithsej katër cmime të para si aktori më i mirë. Ka luajtur te “Fejesa” e Cehovit, “Një budalla e gjysëm”, I burgosuri i katit 15, apo edhe dramat “Pazari”, “Vite te Paharruara”, “Fqinjët”, disa prej të cilave me regjizor emra të njohur si Serafin Fanko, Dhimitër Orgocka, Gëzim Kame etj.

Te dashur miqte e mi,
Me lote burri ne sy ju njoftoj se nje nga simbolet e artit dhe kultures fierake, miku im dhe i te…

Posted by Petro Koçi on Friday, 20 November 2020