Covid-19, Edi Rama shpërndan pamjet nga laboratori i Virologjisë dhe jep mesazhin e fortë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë vizitën e ministres, Ogerta Manastirliu në Institutin e Shëndetit Publik.

Postimi i Ramës:

“Instituti i Shëndetit Publik – Ministrja Ogerta Manastirliu për rritjen e kapaciteteve të testimit në laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ku aktualisht janë 90 mijë teste në dispozicion.

Ministrja Manastirliu: Nuk e kemi ndërprerë asnjë çast punën dhe përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, përballë Covid-19. Vazhdojmë me punë intensive, të fuqizojmë kapacitetet e testimit, gjurmimit dhe trajtimit.