Çmendet moti, stuhia e breshërit sa kokrra e arrës godet Tiranën (VIDEO)

Moti i keq me shi të rrëmbyeshëm dhe ulje temperaturash ka prekur një pjesë të mirë të vendit.

Një stuhi e pazakontë ka përfshirë kryeqytetin ditën e sotme, ku breshëri me madhësi sa kokrra e arrës ka mbuluar Tiranën.

“Gjatë pasdites pritet të kemi rënie të temperaturave si pasojë e rrebesheve që kemi pasur në veriperëndim të vendit dhe pjesërisht në zonat qendrore dhe ato lindore”- deklaroi më herët Metoalb mbi motin në vend.