“Çmendet” moti, parashikimi befasues për këtë fundjavë

Nesër dhe pasnesër do të jetë kulmi i ndikimit afrikan dhe anticiklonik. Masa ajrore jo të qëndrueshme dhe të freskëta me origjinë nga Atlantiku do të fillojnë të depërtojnë gradualisht mbi rajonin tonë duke kushtëzuar shtim të vranësirave dhe vende-vende edhe reshje shiu. Nuk pritet i ftohtë i madh ose reshje të mëdha për momentin, por thjeshtë një ndjesi tipike vjeshte me vranësira, intervale kohore me diell, kështu që sot, nesër dhe pasnesër do të kemi mot ideal dhe të këndshëm gjatë ditës. Nga e shtuna vonë dhe të dielën pritet ndryshim i motit.