Çmendet moti, ditë të nxehta pranverore në gjithë muajin shkurt, ja sa do të shkojnë temperaturat pas shkurtit

Sic u parashikua edhe pak ditë më parë, moti ka marrë një kthesë të madhe vetëm 2 javë pas borës. Në të gjithë territorin shqiptar pritet mot i kthellët pa reshje dhe me temperatura në ngritje.

Moti i mirë dhe i ngrohtë do të na shoqërojë përgjatë gjithë ditëve të mbetura të shkurtit ndërsa vranësirat do të kenë prezencë më të pakët. Temperaturat do të shkojnë deri në 21-22 gradë celsius dhe do të na shoqërojnë edhe në muajin mars.

Kjo vjen si pasojë e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga veriu i kontinentit afrikan dhe po prekin Evropën Jugore, duke sjellë këto temperatura të cilat nuk janë normale për muajin shkurt, janë temperatura për pranverën.