“Çmendet” moti, çfarë parashikojnë sinoptikanët për javën që vjen

Duket se edhe java që vjen do të jetë me diell dhe me temperatura mesatarisht të larta për stinën ku jemi.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme, duke nisur nga e hëna:

Kjo javë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.

Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Mëngjeset dhe mbrëmja do të jenë të ftohta, ndërsa orët me diell do të bëjnë që në mesditë temperaturat të pësojnë rritje.