Çfarë pune bënte tani që ndalohet muzika? Aleksandër Gjoka befason me përgjigjen

Këngëtari Aleksandër Gjoka i ftuar në emisionin “Abc-ja e pasdites” është pyetur se çfarë pune do të bënte ai tani që aktivitetet muzikore janë ndaluar.

‘Unë mund të ndihmoja dikë të moshës së tretë, e kemi bërë dikur, punë vullnetare. Njerëzit thonë hë më mo, se ky ka lekë. Unë si kam vjedhur. Është krijimtaria ime, por edhe shpenzoj më tepër. Mos harro që ka artistë që kanë shtëpi edhe me kredi’– tha Sandër Gjoka.