Çfarë pritet të ndodhë në orën 17:00? Rama tjetër thirrje të fortë Bashës dhe Kryemadhit

Kryeministri Rama ka njoftuar se Këshilli Politik do të mblidhet sot në orën 17:00. Në Twitter ai ka ftuar Opozitën e Bashkuar që të mos bojkotojë mbledhjen dhe dialogun.

“Sot në 17:00 është propozuar nga ana jonë përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik. Përsëris apelin për OP jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me OP parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese!”, – shkruan kryeministri Rama.