Çfarë po vlon? Ambasadorja Yuri Kim bën lëvizjen e papritur, zhvillon takim ‘sekret’ me Jozefina Topallin

Burime bëjnë me dije se ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim ditën e sotme me ish kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli. Mësohet se takimi ka zgjatur 90 minuta dhe është zhvilluar në zonën e ish bllokut.

Pjesë e diskutimeve ka qenë situata brenda PD, reforma Zgjedhore dhe situata politike në vend.

Ditët në vijim pritet të zbulohet edhe tema e takimit më saktësisht dhe pikat kryesore të cilat janë biseduar mes Topallit dhe Yuri kim.