Çfarë po thuret? LSI drejt aleancës me PSD-në“ Tom Doshi bën thirrjen urgjente

Një ditë pas zgjedhjeve, Tom Doshi, me datë 26 Prill hoqi dorë nga mandati i deputetit teksa theksonte se dorëheqja e tij ishte e parevokueshme.

Por sot Tom Doshi u ka bërë thirrje ndjekësve në rrjetin social Facebook që të ndjekin faqen Partia SocialDemokrate e Shqipërisë.

Çfarë po paraljmëron Doshi me këtë status? Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur pazaret për të krijuar grup parlamentar në Kuvend.

Ndërkohë sipas informacioneve partia e Kryemadhit ka nisur tentativat për të mos dalë jashtë loje. Sipas informacioneve, po tentohet që anëtarët e PSD të bashkohen me LSI. Sipas rregullores, që të krijohet një grup parlamentar duhen 7 deputetë. LSI ka 4, ndërkohë partia e drejtuar deri pak muaj më parë nga Tom Doshi ka 3 deputetë. Nëse ata bashkohen me LSI, Kryemadhi i ka mundësitë të dalë me grup parlamentar.