Çfarë po ndodh? Turistët bllokojnë rrugën në aksin Boboshticë-Dardhë

Fluksi i shtuar i turistëve të cilët kanë preferuar të kalojnë edhe ditët e para të janarit në fshatrat turistikë të Korçës, ka krijuar radhë të gjata të automjeteve të bllokuara në trafik.

Mësohet se mjetet po qëndrojnë në radhë, në pritje për të shkuar në destinacionin e tyre, apo për t’u kthyer pas.

Situata në fjalë është regjistruar në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë. Aktualisht policia ndodhet në terren për mbarëvajtjen dhe zhbllokimin e trafikut.

Turistët e shumtë janë bllokuar me mjetet e tyre në aksin rrugor. Mbi 100 automjete janë në pritje për të arritur në fshatin turistik. Policia ndodhet në terren për të organizuar kalimin e mjeteve.