Mbrëmjen e sotme janë dëgjuar sërish shpërthime misterioze në Shëngjin. Pak javë më parë, dy shpërthime të forta u dëgjuan nga banorët. Policia rrethoi zonën, por nuk kishte një vendngjarje.
Nuk dihet nga kanë ardhur shpërthimet. Para rreth 2-3 javësh qytetarët shpreheshin se janë tronditur edhe banesat e tyre nga shpërthimi i fortë.