Pas seancës parlamentare të mbajtur ditën e sotme, Partia Demokratike fill më pas ka prezantuar publikisht planin ekonomik të saj.
Në këtë aktivitet ku fjalën e mbajti Lulzim Basha u vu re që ishte i pranishëm edhe Petraq Milo, aktualisht këshilltari për ekonominë i presidentit Ilir Meta. Me rregull, presidenti ai duhet të jetë mbi palët dhe të ketë këshilltarët e tij të pavarur por kjo nuk e ka penguar që të dërgojë Milon për të punuar mbi programin e PD-së.
Petraq Milo, nga viti 2015-të deri në 2013-ën ka qenë këshilltari i Berishës për financat publike dhe politikat monetare ndërsa në vitin 2019-të e sot mban detyrën e këshilltarit ekonomik të presidentit të republikës së Shqipërisë, Ilir Meta./Source.al