Çfarë po ndodh mes Greqisë dhe Turqisë? Presidenti Erdogan merr vendimin e papritur

Presidenti turk Erdogan ka pranuar për herë të parë të ulet në bisedime për përplasjet në Mesdheun Lindor.

“Ne mund të takohemi në një terren të përbashkët ku të gjithë mund të fitojnë. Ne mund të ndjekim një politikë të favorshme. Ne mund të ulemi në të njëjtën tryezë me të gjithë përveç Qipros Jugore”, tha ai.

Deklarata e Erdogan vjen pas thirrjes së Sekretarit të Shtetit të SHBA, Mike Pompeo, për një moratorium midis Greqisë dhe Turqisë dhe fillimin e një dialogu.

Pavarësisht kësaj, Erdogan sqaroi se shprehja e një dëshire për të biseduar “nuk do të thotë që ne do të bëjmë lëshime për të drejtat e tyre”.