Çfarë po ndodh me Vuçiç, shfaq probleme serioze me shëndetin, anulon të gjitha takimet

Përmes një njoftimi zyrtar të lëshuar nga zëdhënësja e Aleksandër Vuçiç, po bën xhiron e rrjetit.

Në njoftimin zyrtar, Suzana Vasiljeviç shkruan se presidenti i Serbisë ka vendosur me urdhër mjeku që të anulojë të gjitha takimet e tij si pasojë e disa problemeve shëndetësore.

Ajo theksoi se gjendja është serioze por gjithçka po mbahet nën kontroll, duke mos treguar një arsye konkrete për përkeqësimin e gjendjes së tij.

“Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull, dhe Ursula von der Layen arrin nesër mbrëma dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punës në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj ne shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosova, kështu që ai duhej të ndalej. Kështu që ne vendosëm, domethënë, mjekët i sugjeruan që ai të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim, “- tha këshilltarja Vasiljeviç.