Çfarë ndodhi? Ministri Gent Cakaj shkarkon gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë përfshi edhe ambasadoren.

TCh shkruan se kjo fortunë në ambasadën shqiptare në Athinë është motivuar nga Cakaj me mos performancë dhe shërbime të dobëta ndaj komunitetit shqiptarë.

Pa humbur kohë ministri Cakaj ka gjetur edhe emrin që do të zëvendësojë ambasadoren e shkarkuar Ardiana Hobdari .

Sot MPEJ i ka propozuar presidentit Ilir Meta emrin e Luela Hajdaragaj si ambasadore e Shqipërisë në Athinë.