Çfarë ndodhi? Konkurrentja largohet mes ulërimave nga Top Channel

“Beauty” është një nga rubrikat më të pëlqyera e të ndjekura të emisionit “E Diell”.

Gjatë puntatës së djeshme, Valentina, e cila është një nga personazhet më të vlerësuar nga juria, është larguar nga studio, duke i dhënë kështu fund rrugëtimit të saj në rubrikën e bukurisë.

E gjitha nisi nga një koment i Fatjetës, vajzës që i është bashkuar vetëm së fundmi konkurrimit. Ajo cilësoi si punët më të dobëta ato të Valentinës dhe Esmës.

Menjëherë pas këtij komenti, Velantina reagoi dhe duke kërkuar arsye se përse puna e saj ishte më e dobëta, pasi sipas saj, atë ditë kishte punë akoma më të dobëta se të sajat.

Valteri, një nga konkurrentët, ndërhyri dhe i kërkoi Valentinës që të tregojë emra, duke shkuar deri aty sa të akuzonte atë si “fallco”.

Pas këtyre dinamikave Valentina zgjodhi të largohet nga emisioni, duke iu drejtuar Valterit me fjalët, “Ironitë e tua nuk i dua”.