Çfarë i kërkoi Erdogani Edi Ramës në këmbim të Spitalit Rajonal të Fierit?

Deklaratat ditën e sotme duket se nuk kanë të sosur. Gjatë një daljeje për mediat, Edi Rama iu përgjigj pyetjes së një gazetareje e cila i kërkon të zbulojë nëse fshihet ndonjë shkëmbim apo premtim pas konfirmimit se Erdogani do të ndërtojë brenda 3 muaj Spitalin Rajonal të Fierit.

Kontretisht pyetja që iu drejtua Kryeministrit ishte se çfarë fshihej pas bujarisë së Presidentit Turk krah Shqipërisë. Kjo është përgjigja e Edi Ramës.

“Marrëdhënia ime me Erdogan nuk është më jep të jap. Ça nuk është thënë, po s’është e vërtetë. Kam marrëdhënie respekti e reciproke e gati miqësie me liderët. Me partnerët tanë jam i barabartë dhe kërkoj e kam marrë nga secili barazinë. Pse Erdogan e bën këtë? Është e qartë, ai është pjesë e një miqësie tradicionale mes dy vendeve.” -tha Rama.