Çfarë i ka bërë bashkë Luana Vjollcën dhe Ermal Mamaqin?

Me videon e fundit në rrjetet sociale Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollca kanë ngjallur shumë dyshime tek ndjekësit. Ka qenë aktori i humorit i cili ka treguar se ka takuar moderatoren duke ndarë disa momente plot të qeshura në ‘Instastory’.

Nuk dihet nëse dyshen i ka bërë bashkë ndonjë projekt i përbashkët televiziv, apo janë takuar miqësisht.

Kujtojmë se me nisjen e sezonit të ri televiziv, Vjollca do të rikthehet në ekran, por pa zbuluar projektin me të cilin do të vijë ‘Shiko Kush Luan’ apo ‘Take Me Out Albania’.

Ndërsa Mamaqi prej disa kohësh është larguar nga ekrani, duke bërë kështu një pauzë nga televizioni.