Çfarë fshihej pas darkës së deputetëve shqiptarë në Dubai? Edi Paloka i zbulon të gjitha

Ende po komentohet shumë darka e disa prej pjesëtarëve të parlamentit në Dubai që u justifikua nga Kryeministri si takim i rëndësishëm punë. Edhe pse shumë personazhe të njohur të botës së artit dhe politikës reaguan duke thënë se darka mund të bëhej edhe në Shqipëri, ka shumë teori rreth arsyes së kësaj darke kaq të përfolur.

I fundit që ka bërë komentet e tij është edhe drejtuesi politik i qarkut të Durrësit për Partinë Demokratike, Edi Paloka. Gjatë një interviste televizive, Paloka tha se kjo mbledhje e kabinetit është një skandal i madh.

“Këtë ajo e bënte për të fshehur faktin se ishte në Dubai gjoja sikur ishte në Shqipëri dhe deklarohej sikur e kishte kontrolluar situatën, këto janë shpifësira,” – tha Paloka duke e konsideruar të rëndë edhe justifikimin nga kryeministri Rama se kabineti qeveritar ishte në Dubai për të lobuar për investime në Shqipëri.