Çfarë duhet të bëjë një pushues kur ndihet keq dhe dyshon se ka shenjat e Covid-19? Pipero ka këtë këshillë për qytetarët

Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar rastin e 43-vjeçarit nga Kamza, i cili humbi jetën nga koronavirusi pa asnjë sëmundje tjetër shoqëruese.

Pipero është shprehur se virusi mund të shkaktojë dëmtime serioze madje mund të marri jetën edhe në rastet kur pacienti nuk ka sëmundje kronike.

“Fakti që një 43 vjeçar pa sëmundje shoqëruese ka humbur jetën do të thotë se ky virus në vetvete mund të shkaktojë dëmtime serioze madje mund të marri jetën edhe në rastet kur nuk kanë sëmundje kronike edhe kur nuk janë të moshuar. Dua të përsëris kujdesin që duhet të kemi kudo, maskën që duhet ta kemi kudo”, shprehet Pipero në një intervist për ‘Top channel’.

Mjeku është pyetur nga gazetarja se çfarë duhet të bëjë një pushues kur ndihet keq dhe dyshon se është me Covid.

Pipero ka këshilluar që nëse dikush ka shenja klinike, veçanërisht temperaturë të qëndrojnë në shtëpi dhe të komunikojë me 127.

“Duhet që çdo pushues, nëse ka shenja klinike, veçanërisht temperaturë, do këshilloja të qëndroj në shtëpi. Nëse ndodh që kur është me pushime të ketë shqetësime mjaftoj të komunikoj me 127 dhe shërbimin shëndetësor do ta ketë në dispozicion. Tamponi nuk është procedurë që të shëron por procedure diagnostikuese që ju ofrohet të gjithë qytetarëve qoftë shqiptarë apo të huaj. Kam një këshillë për operatorët turistikë, jo vetëm t’i ftojnë pushuesit por para se t’i rekomandojnë akomodimin t’i pyesin nëse kanë shenja klinike dhe të mos i rekomandojnë të vijnë nëse kanë shenja klinike”, tha mjeku.4