‘Çfarë do thonë më 26 prill pas fitores së Lulzim Bashës’

Nga Agim Xhafka.

Më 26 prill do flasin për Lulëzim Bashën:

#Muchi:- E dija që gjaktfohtësia, maturia, gojtaria, mendimi i thellë do e çonte djaloshin Basha në zyrën e kryeministrit.

#Irisi:- Aman shyqyr që u largua ai që as emrin nuk dua t’ja them. I pështirë me atë mjekër që u bë materniteti i mjekrave rilindase. Na mbyti leshi gjithandej.

#Lorenci:- Dihej që një njeri me azëm nuk kishte frymë për reforma kaq të mëdha. Duhen njerëz energjikë dhe plot shëndet, si Luli ynë.

#Koli:- U kuptua që parvjet, po Rama si mushka. Mos e pengo këtë hamshor, i thashë. M’u lodhën sytë me të, si kalë teknefez shfaqej ngado. Veç shante e fyente se aq fuqi kish, sa të nxirrte ca zhurma nga pas.

#Elisa:- Po kur më kërcënonte mua që ta quaja Skënderbe? Kam vuajtur nën dhunën e tij. Jemi në opozitë tani,po pérballë kemi Lulin, një njeri evropian, në pamje dhe ide.

#Taulanti:- Ka fat Rama që u bë Basha kryeministër. Se nuk është hakmarrës, tallës dhe fyes. Shpëtuam nga parrulla qentë le të lehin se na detyronte ta thonim dhjetë herë në orë.

#Fevziu:- I thoja që humbet këtë herë. Do paguash para për blerje vote, por lekët do t’i marrin dhe votën nuk do ta japim. Se i gënjeu 8 vjet pa pushim. Edhe për emrin i rrejti. Quhet Edvin, thonte, jam Edi. Tani do i themi mirupafshim tranzicionit. Se Basha do bëjë ndryshimin, kam besim të plotë.

#Shalsi:- Nuk e dini, por edhe kur shihnim që binte shi, na vinte sms nga Rama të shprehemi se koha është me diell. Sikur ishim në burg, jo në grup parlamentar.

#Braçe:- Një herë i kérkova të hiqte betonierat te pallati im. U nxeh dhe më tha se pa ato bijem nga qeveria. Tani e them me bindje se Rama qe vetë oligark.

#Peleshi:- Më bëri vonë ministër mbrojtje. U tremb se do merrte lesh vota nga Korça dhe ashtu ndodhi. Kulla që na mbiu mes qytetit i mbiftë në ballë. Kam besim se Basha do na i heqë atë çiban.

#Ulsiu:- Më thoshte vidh vota e më trembte me sms për vite të tëra. Sa shtrihesha të flija më shkruante, burg, burg, burg. Ec e fli pastaj. Shyqyr që humbi e që theu qafën.

#Majko:- U bënë katër vjet që Rama më urdhëronte, mos fol! Po si të mos flas kur ti bën gomarllëqe, o burrë? Po,ja thuaju që ke operuar gojën, më mësonte. U gëzova për Bashën, është për së mbari.

#Lali:- Uroj Bashën dhe pres të më takojë që t’i tregoj se si ia nxora bojën Ramës duke mos pastruar Tiranën, duke prishur Teatrin dhe duke ngritur kulla. Këto e rrëzuan dhe e zhdukën nga politika. Ia fshiva emrin nga celulari shkatërruesit të kryeqytetit tonë të dashur.