Çfarë do të ndodhë nëse Basha humbet zgjedhjet? Ylli Manjani për parashikimin e frikshëm

Teksa jemi në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, të gjithë po bëjnë parashikimet e tyre rreth faktit se kush do të fitojë si dhe hapje të sondazheve të tyre. Ka qenë avokati Ylli Manjani ai i cili ka bërë një parashikim mjaft të frikshëm sa i përket zgjedhjeve.

Ai theksoi se nëse Lulzim Basha nuk fiton, kjo do të ishte shkatërruese për karrierën e tij. Manjani theksoi gjithashtu se se shprehja ‘fajin e ka Luli’ është justifikim për të gjithë ata që tallen apo flirtojnë me pushtetin. Ja deklarata e plotë e avokatit.

Shprehja “fajin e ka Luli”, është:

1. Justifikim për të gjithë ata që flirtojnë me pushtetin.

2. Paburrni e të gjithë atyre që rrefuzojnë të përballen e pushtetin.

3. Hilé e të gjithë atyre që flejnë me “mullixhiun” e Surrelit.

4. Papërgjegjshmëri e të gjithë atyre që nuk shohin momentin më të vështirë që po kalon sistemi demokratik në vend.

5. Dorëzim pa kushte ose për një thes miell ndaj arrogancës që sundon.

Asnjë nga këto që shprehen me fajsinë e Lulit, nuk thonë se çfarë do bënin më mirë nëse do ishin në vend të Tij. Vetëm thonë se ai e ka fajin.

Pra janë edhe pa argument e të pa sinqertë…

Nejse, po mua nuk më intereson aspak përgjegjësia apo fajsia e Lulit, sepse pushteti buron nga vota.

Nëse njerëzia votën e japin qesim, me hilé, në paburrni, me lek(apo miell) pse ka faj Luli?!

Nëse njerëzia duan dhe zgjedhin komunizmin dhe jo tregun; dajakun dhe jo lirinë; propagandën dhe jo fjalën e lirë; lindjen dhe jo perëndimin, nuk e kuptoj e as më intereson më “faji” i Lulit.

Nuk të ka faj askush pse e hedh votën ti sipas qejfit, o njeri!!!