Çfarë do të ndodhë me Shqipërinë nëse fiton Basha? Kreu i opozitës zbulon skenarin e fortë

Edhe pak kohë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit dhe partitë janë mobilizuar shumë seriozisht. Tashmë të gjitha krahët e politikës po bëjnë publike planet e tyre pas fitores, nëse sigurisht ky do të ishte skenari real për ta, dhe na kanë zbuluar se çfarë do të ndodhë me vendin tonë nëse do të vijnë në pushtet.

Sigurisht këtë gjë e ka bërë edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha i cili përmes një postimi të shkurtër në Facebook, ka thënë shumë. Basha shkruan se në këto 8-të vite qeveri, Rama i ka lënë njerëzit në baltë dhe nuk ka barë asgjë për ta. Se çfarë do të ndodhë pas 25 prillit nëse këtë herë fiton opozita, Basha jua tregon në këtë shkrim:

“8 vjet që vendi ka ngecur keq në baltë.

8 vite në vendnumëro për shkak të Ramës.

Më 25 Prill vendi do të vihet sërish në lëvizje.

Më 25 Prill do të fitojë Shqipëria!”, shkruan Basha.