Çfarë do të ndodhë më 30 korrik? Lefter Maliqi paralajmëron tërmet në politikën shqiptare

Deputeti Lefter Maliqi është i bindur që kryeministri Rama do të humbë zgjedhjet. Për Maliqin, Rama është i gatshëm që të shesë deputetët e tij vetëm për të bllokuar marrëveshjen.

“Ku janë këta deputetë të opozitës së re që ngrihen kundër një marrëveshje. Data 30 korrik është data më e mirë që Shqipëria mund të ketë një parlament, një marrëveshje që vendi të kalojë sa më shpejtë në zgjedhje. Të gjitha kriteret në këtë marrëveshje janë në mbrojtje të votës. Ky njeri me aktrimin e tij në këto dy takime, do ta votojë si Çeço. Sepse është marrëveshja e firmosur nga Gjiknuri që do ta shesë nesër, nga opozita legjitime. Do ta shesë mbase në zgjedhjet e ardhshme se pse firmosi marrëveshjen.

Kishte një pakënaqësi te Rama se e di që humbet. Dhe vijon me spektaklin e thotë që unë do ta votoj, madje këta të opozitës së re janë lojë e këtij thonë që po ble deputetë. Ne jemi 10 deputetë që firmosim marrëveshjen dhe 74 të PS. Marrëveshja është e kaluar. Duke parë që marrëveshja është e kaluar, nxori deputetë të PS që kushdo që është kundra Ramës. Ky ose do ta votojë marrëveshjen si Çeço, ose do të vijojë lojën me opozitën e re për të bllokuar parlamentin dhe për të bërë zhurmë për tu thënë ndërkombëtarëve që nuk kam çfarë të bëj”, tha Maliqi për Ora News.