Çfarë do ta fundosë PD-në? Edvin Kulluri bën paralajmërimin e frikshëm: “Do të jetë fatale për popullin opozitar”

Caktimi i drejtuesve të fushatës elektorale të PD-së do ta fundosë Lulzim Bashën, thotë Edvin Kulluri, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj partie. Ai ka habitur me deklaratën e tij por vazhdon të sqarojë se përse.

Kulluri theksoi se Luli po tregohet i papërgjegjshëm pasi ka hyrë me vonesë në fushatë dhe pa njerëz të mjaftueshëm për ta organizuar atë. Sipas tij kjo do të jetë një faturë e lartë për vendin tonë dhe rrjedhimisht dicka fatale për PD-në dhe të gjithë mbështetësit e opozitës. Ja çfarë shkruan ai:

“Tre muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, dy partite e medha PS e PD kane nxjerre drejtuesit e fushates elektorale ne terren per te organizuar strukturat dhe menaxhimin e votuesve! Megjithese ne Tirane vota politike ka nje vlere me te madhe se ne qytetet me te vogla, organizimi ka nje vlere gjithesesi vendimtare per rezultatin perfundimtar! Kur sheh listen e drejtuesve kupton dy elemente: 1) PS prej disa muajsh ka caktuar 2 drejtues politike per cdo njesi administrative, ndersa PD nga 1 per 2-4 njesi; 2) pergjithesisht deputeter e PS vijne nga 3 rezultate fituese ndersa te PD nga 3 humbje te njepasnjeshme, ku “spikasin” disa qe kane humbur ne zona “bastione” te PD historikisht! Mjafton ky fakt per te kuptuar qe opozita eshte dy hapa pas mazhorances ne fushaten zgjedhore! E thene pas 8 vite qeverisjeje pergjithesisht te deshtuar situata eshte me shume se dramatike! Papergjeshmeria e kryetarit dhe kryesise se PD per te hyre ne fushate me vonese dhe pa njerezit e mjaftueshem per te organizuar fushaten, do jete nje fature e larte per Shqiperine dhe fatale per popullin opozitar!”, shkruan Kulluri.