Çfarë do ndodhte nëse do të dilte poshtë listës fituese? Balla tregon për herë të parë: Kjo mund të jetë një strategji që PS mund të përdorë më 25 prill

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla duke folur për listat e kandidatëve për deputetë, tha se edhe i fundit në listë mund të dalë i pari në garën zgjedhore, duke shtuar se vjen nga një zonë ku PS merr mbi 18 mijë vota. Pyetjes nëse do të pranonte ai të ishte poshtë listës fituese, nuk i dha një përgjigje të drejtpërdrejtë por nuk përjashtoi mundësinë që PS të përdorë këtë si strategji elektorale.

“Kjo mund të jetë një strategji. Kam parë në rastin e Kroacisë që për strategji elektorale më i votuari të jetë në fund fare”, tha kreu i grupit të PS.

I pyetur mbi faktin se përse PS nuk pranoi që listat të hapeshin 100%, Balla u përgjigj se në këtë mënyrë mund të hynin në Parlament persona që nuk do të ishin të denjë për të përfaqësuar popullin.

“Ka të bëjë me legjitimi Nëse në Tiranë mblidhen 36 individë dhe secili prej tyre merr thjesht votat e tyre familjare, mund të plotësonte votat. Nëse 36 kandidatë secili merr 400 vota, por mendoni ju nëse një deputet merr 401 vota duhet të përfaqësojë popullin? Është e vërtetë që Kosova ka një sistem, të tillë por ka sistem proporcional kombëtar dhe janë të përjashtuar kryetarët e partive”, deklaroi Balla për Euro News.