Ceremonia në Vlorë, Meta tund këmbën mes Ruçit dhe Ramës, kryeministri i hutuar ngre sytë nga qielli, shikoni pamjet

Në ceremoninë e organizuar në kuadër të 100-vjetorit të Luftës Kombëtare të Vlorës Presidenti Ilir Meta është ulur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Me një dosje shënimesh në dorë, Meta shihet teksa tund këmbën i qeshur dhe i lumtur, ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga ‘Vlora-Vlora’. Më pas shihet teksa shfryn.

Nga ana tjetër, kryeministri në siklet pranë Metës, vështron i hutuar rreth e qark dhe për një moment, ngre sytë nga qielli.

Video: