Çani si asnjëherë më parë, shpërthen ndaj analistit të njohur ‘live’: As më rruhet fare! A je në terezi apo jo

Pyetja se kush janë gjobëvënësit e pronave solli debat mes Arian Çanit dhe analistit Arjan Curi mbrëmjen e kësaj të premteje në Zonë e Lirë. Predispozita e Curit për të përmendur emra, solli reagimin gati-gati të ashpër të Çanit, i cili tha se në studion e tij mund të përmenden emra viktimash, por jo gjobëvënësish. Çani i kujtoi Curit ku jeton dhe se në një “vend të mbushur me ujqër dhe me gjobëvënës”, nuk e mbron njeri.

Pjesë nga debati në Tv Klan

Artan Lame: Jo jo të lutem, kjo është akuzë… Me thuaj emrat e gjobëvënësve.

Adriatik Lapaj: Po ti them more, ik e hetoi këto që them unë.

Arjan Curi: Drejtorin e Sarandës më e ka…

Arian Çani: Emra gjobëvënësish? Jo jo…

Arjan Curi: Po hajde ikim, nëse nuk i do me emra pra.

Arian Çani: Je në terezi, pse ti mendon se do të ndryshoj unë Shqipërinë? As më rruhet fare…

Arjan Curi: Po hajde ikim pra.

Arian Çani: Unë të përmend gjobëvënës këtu?

Arjan Curi: Po pse jo?

Arian Çani: Ou… Përmendi ti diku tjetër, këtu jo njëherë, në këtë studio.

Arjan Curi: Po më i përmend unë..

Arian Çani: Jo nuk dua. Emra viktimash po, po emra gjobëvënësish jo. Më vjen keq Curi, ti je dhe djalë i zgjuar.

Arjan Curi: Po i ka vartës ky mo.

Arian Çani: Po pse ku jeton këtu? Mos të mbron njeri ty këtu, në këtë vend. Këtu ligjin e bëjnë ata. Këtu është mbushur me ujqër dhe me gjobëvënës, ti do përmendësh gjobëvënës. A je në terezi apo jo? Gjobëvënësit i përmendin disa të tjerë, në disa studio që shumë shpejt do ikin për lesh. Kujdes!