Cako trondit me deklaratën e tij: Illuminati është me Greqinë, u përpoqën ti bëjnë atentat Erdoganit, ja plani që kanë për Çamërinë

Konspiracionisti Alfred Cako ka analizuar dje konfliktin me Greqisë dhe Turqisë, Sipas tij,  “Iluminati” është me Greqinë në këtë konflikt e jo me Turqinë.

Sipas Cakos kjo ka të bëjë me faktin që Erdogan nuk i është nënshtruar atyre. Madje thotë Cako, presidentit turk i janë përpjekur t’i bëjnë atentat para disa viteve por ai arriti që të shpëtojë mjaft mirë.

“Grekët shfrytëzojnë faktin që nëpërmjet disa ishujve të vogla, kërkojnë të mbajnë 12 milje, duke thënë që sovranitetin e ka deti. Kjo ka qenë një lloj trajtimi ndërkombëtar që ka bërë Britania, e cila ishte pushtuesja e madhe e deteve për 300 vite dhe ajo thoshte që sovranitetin në tokë duhet ta ketë deti. Gjithmonë ajo kërkonte limane, për të qëndruar anijet e saj me këtë teori ndërkombëtare. Kurse pas luftës së Parë Botërore, në vitin 1919 e këtej është vendosur sovraniteti i tokës mbi detin. Tani janë marrëveshjet ndërkombëtare që i përcaktojnë këto gjëra, por Iluminati është kundra Turqisë, është me Greqinë, sepse Erdogani ka qëlluar një kockë e fortë e tyre. Plani i tyre ka qenë që Turqia të ndahej me tre pjesë. Një Turqia evropiane e cila do të kishte kryeqytet Stambollin, njëra Turqia Aziatike që do të kishte kryeqytet Ankaranë dhe pjesa tjetër do t’i kalonte Kurdistanit. Këtë gjë ata nuk arritën ta realizonin, u përpoqën që të eliminonin Erdoganin, i cili kishte dalë si garantor i realizimit të këtij plani, por që u kundërvu më pas. Ata u përpoqën t’i bënin një antenat Erdoganit, por me ndihmën e sekreteve ruse e turke ai shpëtoi”, tha Cako në emisionin ‘E Diell’.