“Cakaj u propozua për ministër nga Presidenti Vuçiç”, Klevis Balliu del me deklaratën e tronditëse

Duke komentuar zhvillimet më të fundit në lidhje me ish-drejtuesit e UÇK-së që po përballen në Hagë nën akuzat për krime lufte, por edhe akuzat ndaj Bashës për masakrën e Krushës nga politika shqiptare, ish-deputeti i PD, Klevis Balliu u shpreh se: “PD merret vetëm me çështje serioze dhe jo shpifje të Ballës e Ramës.”

Klevis Balliu gjithashtu theksoi se ministri i Jashtëm i vendit Gent Cakaj është propozuar nga Presidenti serb Aleksander Vuçiç.

“Kuptohet nga politikat e ndërmarra, rezoluta që u bë sot, ky ministër i Jashtëm nuk është marrë me këtë çështje. Ai dhe kryeministri i tij janë shërbëtorë të Vuçiç. Duhet nisur hetim ndaj Edi Ramës dhe tradhtisë së tij kombëtare. Kosova ta shpallë person ‘non grata’.”, u shpreh Balliu.