Bylykbashi e bën të ditur, ja sa mandate do fitojë në parlament opozita në zgjedhjet e ardhëshme

Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik ku përfaqëson Partinë Demokratike, është shprehur, që opozita pret që të fitojë 84 mandate në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021. “Rama po përpiqet të humbas sa më pak. Nëse opozita do të fitonte 84 mandate do ndryshonte ligjet. Asgjë nuk është e shkruar se këtë i opozita nuk i merr. “ tha Bylykbashi.

“Edi Rama është drejt humbjes. Cështja është sa do humbas. Nuk është sistemi që do e shpëtojë Edi Ramën. Strategjitë elektorale janë aty si të doje. PD i tha si e do? Dhe kështu do të ndodhë. Me cdo sistem që vendos do të fitojë opozita. Koalicioni është i përputhshëm me listat e hapura. Nuk ka asnjë rekomandim kundër koalicioneve nga OSBE ODHIR. Ka funksionuar. Ka fituar Sali Berisha dhe ka fituar edhe Edi Rama me këtë koalicion. Është një përpjekje e Ramës për të shpërndarë mandatet.” tha Bylykbashi.