Bylykbashi bën akuzën e fortë ndaj Ramës: Po regjistron vetëm emigrantët që është e sigurt që do të votojnë për PS, sabotohet vendimi i Diasporës

Na ndajnë vetëm 66 ditë nga zgjedhjet parlamentare dhe cdo ditë kemi nga një lajm të ri sa i përket kësaj cështjeje dhe më të shumtat janë akuza të palëve të ndryshme politike kundrejt njëra-tjetrës.

Ditën e sotme, ish-deputeti i PS-së, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se do të sabotohet votimi i Diasporës nga ku PS regjistroi 800 emigrantë militantë nga 1.5 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Këto regjistrime kryhen nëpërmjet aplikacionit “E-Albania” por sipas tij gjërat nuk po shkojnë sic duhet dhe fajtore për këtë është maxhoranca. Kjo sepse sipas tij, PS-ja po regjistron vetëm ata shtetas që janë të majtë dhe nga të cilët e kanë të sigurt votën ndërsa të tjerët i ka përjashtuar nga sistemi.