Bujar Nishani kap detajin në foton e kryeministrit Rama dhe nuk lë gjë pa thënë: Na e mori “erzin” anekënd botës

Ish-presidenti Bujar Nishani nuk i ndal akuzat ndaj kryeministrit Rama. Mëngjesin e sotëm Nishani ka publikuar një foto të kryeministrit Rama nga takimi i rëndësishëm me Departamentin e Shtetit Amerikan. Një takim ky që Rama e bëri në rolin e kreut të OSBE-së.

Ish-presidenti ka kapur një detaj në këtë foto, vetëm kryeministri Rama shfaqet pa kollare. Sipas Nishanit si individ Rama mund të bëjë çfarë të dojë, por kur është në rolin e kryeministrit të Shqipërisë duhet të tregojë kujdes me veshjen.

Postimi i plotë:

“Një takim shumë i rëndësishëm i Departamentit të Shtetit Amerikan me Troikën e OSBE

I vetmi pa kollare dhe me model iranian

Na mori “erzin” anekënd botës.

I thonë “Kryeministri i Shqipërisë”, pa’ vetë si individ le të bëjë ç’të dojë”, – shkruan Nishani.

FOTO:

Një takim shumë i rëndësishëm i Departamentit të Shtetit 🇺🇸 me Troikën e OSBE 🇸🇰🇦🇱🇸🇪.
I vetmi pa kollare dhe me model…

Posted by Bujar Nishani on Friday, August 28, 2020