Bujar Nishani ia plas në sy: Basha jep dorëheqjen, lideri sillet me burrni, ja si mund të ndryshojë në mënyrë drastike Partia Demokratike

Ndërsa kryesia e PD ka caktuar 13 Qershorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve në parti, anëtari i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit Basha, para shpalljes së këtyre zgjedhjeve. Ndër të tjera Nishani ka kërkuar ngritjen e një komisioni për analizën e partisë dhe krijimin e një statuti të ri.

“Z.Basha jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i Partisë përpara se të shpallësh zgjedhje për kryetar partie. Por a është kjo zgjidhja e vetme? Padyshim qe jo. Duhet ngritur një komision real për analizë kudo nëpër degë e statut të ri për të krijuar këshill përsëri, senat, referendum. Komisioni mund të ketë marrë vendime të gabuara, por është e pamorlashme t’u thuash të përjashtuarve se komisioni nuk ka tagër, kontratën e keni me Lulzim Bashën. Lideri është lider, sillet me burrni. Mund ta kishte deklaruar të dështuar komisionin”, tha Nishani.