Braktis Shqipërinë për tu kuruar jashtë shtetit nga Covidi, kolegët thumbojnë Pëllumb Piperon

Pasi bëri një deklaratë të gjatë ku tregoi se është mirë me shëndet pavarësisht disa problematikave nga Covid-19, mësohet se Pëllumb Pipero ka marrë një vendin të papritur.

Në njoftimin që Pipero bëri pak kohë më parë tha se kurimi i virusit në Shqipëri jo vetëm që është i mundur kurimi por që ky proces është i lehtë dhe ka shumë rezultat.

Mirëpo mësohet se Pëllumb Pipero ka braktisur Shqipërinë për tu kururar në Itali, sidomos për shkak të komplikacioneve post-virus. Kolegët e tij, përkatësisht Petrit Vargu ka bërë një deklaratë ku ironizon largimin e tij.

“Profesor Pipero paska shkuar ne Itali per kurim? Si ka mundesi? Kjo semundje kalon vetem me disa vitamina, paracetamol dhe suplemente, kuisnin disa mjeke te orientuar sic duhej, qe mjekimi i kesaj semundjeje te mos rendonte rimbursimin e sigurimeve shendetesore.

Mos disinformoni popullin! Kjo eshte eshte nje semundje e panjohur dhe e pabese. Jo te gjithe i kane mundesite te kurohen jashte, kur gjendja rendohet. Mesataret e fakultetit mund te fshihen, por protokollet e mjekimit jo. Piperos i uroj sherim te shpejte!” -shkroi ai.