Braçe sulmon dhe nxjerr fakte mbi Kryemadhin: “Boll me politikë hijenash, të gjithëve duhet t’u thuhet e vërteta”

Duket se nuk do të ketë asnjëherë paqe mes partive politike në Shqipëri. Krahas procesit të vaksinave, paditë në SPAK, përleshjet me deklarata publike dhe videos së darkës së debutetëve në Dubai, shkak për debat janë bërë edhe përmbytjet në të gjithë vendin.

LSI ka ngritur akuza të forta mbi PS-në për mos përballimin e situatës së përmbytjeve në disa qarqe të vendit. Kjo ka bërë që Zv. Kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe të bëjë një deklaratë të fortë kundrejt Kryemadhit duke theksuar se këto akuza janë të kota dhe ai ka fakte.

Postimi i plotë i tij:

NUK KA ME TE POSHTER SE POLITIKA E HIJENAVE!

Dje por edhe sot, politikane qe ne te ri te tyre e kane mbajtur ujin, lumin me dore, shkojne ne parcela me prezence uji ose parcela ku uji ishte e eshte larguar dhe,

AKUZOJNE PER MUNGESE VEMENDJEJE, MUNGESE MENAXHIMI, PAPERGJEGJSHMERI! Dje ne bregun e Matit ne bashkine Lac, nje politikane nuk qante hallin e bujkut, por genjente ate dhe kedo, akuzonte e sulmonte per qellimet e saj politike.

Pa me te voglin diskutim qe cdo dem ne aktivitetin e gjithkujt, posacerisht bujk, eshte i dhimbshem per te, familjen e tij, ekonomine gjithashtu. Por gjithkujt duhet ti thuhet E VERTETA!

Urdheroni, VRESHTAT qe dje u treguan te permbytura nga politikania per shkak te mungeses se menaxhimit, papergjegjshmerise etj etj, JANE MU NE TOKE TE LUMIT,

NE BREG TE TIJ! Shiheni videon e bere sot! Ajo toke me ligj e cte duash eshte

TOKE E LUMIT! Kudo ne bote lumi nuk pyet per ate toke, as Kadastren e as ate qe eshte vendosur aty; E ze kur te doje, e merr perpara, e leshon dhe e ze serish diten qe e di ai!

Askush nuk e mbron dot ate toke, askush! Kane tentuar shume tja marrin lumit, madje madje nje parti e poshter toka te tilla i ka dhene edhe me kontrata, por vjen dita qe lumi merr token e tij!

E kuptoj dhimbjem e atij bujku per demin qe mund ti jete shkaktuar, por duhet ta dije kete te vertete, aty ne bregun e Matit dhe cilido kudo neper Shqiperi;

TOKA NGA BREGU I LUMIT DERI NE ARGJINATURE, ESHTE TOKE E LUMIT!

Kush vendoset aty, zgjedh te marre mbi vete rrezikun e ardhjes se lumit ne toke te tij! E di qe eshte toke pjellore per shkak te aluvjoneve, por ka edhe pasojen e frikshme te rikthimit te lumit aty!

Pra nuk ka lidhje hic me mosvenien e veshit ndaj IGJEUM, mosmenaxhimin e papergjegjshmerine! Ka lidhje me ligjet me te vjetra ne bote, ligjet e natyres e me asnje shpikje tjeter per qellime te politikes se dites me fenomenet natyrore. E di qe ka politikane qe e bejne zap natyren, por eshte e provuar qe ja dalin kur duan te vjedhin ndonje gje prej pasurive te saj!