Braçe shpërthen ashpër ndaj Eni Vasilit: Shoqja kazetare nuk ka idenë e realitetit në Shqipëri

Tema e diskutimit mbrëmë në emisionin e moderatore Eni Vasili “Open”, ishte arrestimi i ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi nga SPAK. Moderatorja Eni Vasili gjatë komenteve të saj ndër të tjera tha se nuk e dinte që ekzistonte “RTSH-Agro”, madje insistoi se ky televizion nuk ka audiencë, ndaj nuk e justifikon shifrën e shpenzuar për krijimin e tij.

Ky koment i moderatores ka sjellë reagimin e ish-zëvendëskryeministrit dhe deputetit, Erion Braçe, i cili në një postim në rrjetet sociale e quan atë “kazetare”, që nuk ka idenë e realitetit në Shqipëri.

Postimi i Braçes:

“Shoqja kazetare, nuk ka kush detyrim që në Tv publik te bej një kanal që ta shohësh ti; Ka njerëz qe nuk rrojnë ne gote luksi, por ne fusha, punojnë aty, prodhojnë aty! E di, janë ndryshe nga Pështyhen, po ja qe ka dhe bujq ne kete vend!

Shoqja kazetare, po te blesh çdo gjë që ha ne Conad, pra nga Italia, as e ke idenë se çfarë prodhohet këtu, në Shqipëri, ne fshat, si ushqim natyrisht!

Shoqja kazetare, a duhen paguar 250 mije leke ne vit për një kanal me kukulla ku nuk ka asnjë kukull shqiptare, por veç kukulla te bëra jashtë? Për atë kanalin e bujqësisë, paguhet 1200 leke ne vit”- shkruan Braçe.