Braçe i lë komentin pikant Pjerin Ndreut, kryebashkiaku ‘kërcet’ dhe e fton në Shëngjin por ai trembet: S’dua ta pësoj si zëvëndësat e tu, se dhe unë…

Zv/kryeministri, Erion Braçe dhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu kanë shkëmbyer komente pikante me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Ka qenë Braçe ai që i ka komentuar Ndreut në postimin e tij, ku duket Shëngjini gjatë natës, por ai është kapur me diçiturën, pasi fjalën ‘natë’ kryebashkiaku e ka shkruar në anglisht ‘night’.

“Në darkë deshe me thënë”, shkruan Braçe me ironi, të cilit i ka ardhur përgjigjia nga Ndreu, teksa ky i fundit e fton në Shëngjin.

Mirëpo Braçe e ka vijuar batutën, duke i thënë se duhet të pajiset me maskë se ka frikë mos infektohet me Covid si zëvëndësat e kryebashkiakut.