Braçe i bën kërkesën surprizë Kombëtares: Paratë që fituat nga ndeshja e sotme jepini për…

Zv. kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas fitores së kombëtares ndaj Bjellorusisë me rezultatin 3 me 2. Braçe i kërkon lojtarëve të kombëtares shqiptare të dhurojnë paratë e fituara ditën e sotme pas triumfit përballë Bjellorusisë në “Air Albania” për riparimin e tapetit në këtë stadium duke ironizuar kështu presidenin Armando Duka. Braçe thotë se kjo arritje ishte me zemër në dorë dhe pa dominim edhe pse sipas tij të gjithë skuadrat e tjera ishin më të dobëta se Shqipëria.

“Vetëm kaq? Bravo deri këtu por, me zemër në dorë e mbi të gjitha pa dominim, për pasojë edhe pa playoff që është një shkallë më lart se kaq! Dhe ishin të gjithë më të dobët se ne, se ju! Liga e re është krejt tjetër standard; aty çdo bëni?

Individualisht-tek e tek jeni të denjë për aty; por aty duhet ekipi, ai që mbron, lufton e fiton në çdo centimetër! Ju keni shansin të hapni një cikël 10 vjeçar që duhet të jetë super, për ju, për ne tifozët, për Shqipërinë; rrituni bashkë e me fitoret! Aaaa po, që të mos harroj; paratë të cilët do rrjedhin nga fitorja e sotme-vendi i parë, kërkoni të mbeten në këtë fushë, aty, për ta bërë njëherë e mirë një fushë që nuk pengon cilësinë tuaj!”, shkruan Braçe.