“Bota po shkon në Hënë, ne flasim për ujë”, kryeministri Rama bën premtimin e madh

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për infrastrukturën e ujit të pijshëm. Sipas Ramës situata e rëndë me këtë infrastrukturë është e trashëguar, teksa theksoi se rrjetet e ujësjellësit janë ndërtuara në vitet 60-70.

Rama u shpreh se brenda pranverës do të hapen 70 kantiere të tjera, që do të garantojnë 24 orë ujë të pijshëm.

“Në vitin e ardhshëm, 55 zona të mëdha urbane të vendit, në vitin 2022 edhe në mbi 200 zona më të populluara të vendit, do të kemi këtë infrastrukturë. Shumëkush që ndjek faqen time dhe që përfaqëson një kategori të caktuar të opinion publik, ngre pyetjen herë me ironi dhe herë në formë habitore, se si ka mundësi që akoma flasim për ujë të pijshëm, kur bota po shkon në hënë. Bota ka shkuar në Hënë me kohë, por në sistemin tonë të ujësjellësve, kemi një pasqyrë shumë të posaçme në raport me botën por jo me rajonin. Rrjetet e trashëguara janë të trashëguara që në vitit ’60. As në komunizëm nuk është garantuar uji 24 orë, apo në çdo pikë banimi të Shqipërisë. Për më tepër, ne për 25 vjet, pas rënies së komunizmit, kemi filluar të prekim një sistem furnizimi me ujë, ku kemi pasur dhe akoma sot aty ku vazhdon puna, ka depo dhe tubacione të viteve ‘60-70., tha Rama.