“Bota ka veshë”, Frrok Çupi ngre dyshimet e forta, tregon kush qëndron pas ngjarjeve të bujshme: Ja çfarë i ka thënë Sali Berisha

Analisti i njohur Frrok Çupi ka një përgjigje për pyetjen se përse histosrikisht kundërshtari politik në Shqipëri cilësohet tradhtari i kombit?-Si ka mundësi që gjithmonë politika shqiptare i ka quajtur kundërshtarët, tradhtarë?

“Fillimisht, ne e kemi akoma kuadrin ligjor të paplotësuar. Ne nuk kemi ligje për tradhëtinë. As për mungesën e tradhëtisë, as për tradhëtinë e vërtetë. Nuk e kemi të kodifikuar tradhëtinë. Kështu që jemi të lirë të imagjinojmë si të na dojë qejfi, dhe rrëzojmë këdo. Janë disa ligje që bëhen sjellje kombëtare, por ne nuk na është bërë sjellje kombëtare. Berisha i ka thënë vrasës Hashim Thaçit publikisht. Hashim Thaçi po përgjigjet për atë akuzë atje. E kush e ka bërë? Shqiptari. Se bota ka veshë. Janë shkruar dhe libra që kanë ngelur si dëshmi e gjallë”, u shpreh Çupi në një intervistë.