Bora Zemani zbulon hapur kontratën e frikshme të “Për’puthen”, ja çfarë përmban ajo

Puntatën e kaluar në studion e “Për’puthen” u diskutua më në fund skandali mes Andit, Teas dhe Beartit me të cilët tashmë të gjithë jeni njohur.

Historia e tyre u bë kryefjala e medias online për ditë të tëra. Ish-konkurrentët akuzuan produksionin duke thënë se kontrata e frikshme që ata firmosën i ka ndaluar të bëjnë sipas dëshirës gjatë programit.

Ka qenë Bora Zemrani ajo e cila për herë të parë ka zbuluar live dhe ka lexuar pikat e kësaj kontrate që këta njerëz e quajnë të frikshme. Ajo tha se kjo kontratë ka rregulla fare të thjeshta që përfshijnë sjelljen e konkurrentëv dhe respektimin e orareve.

Madje, sipas saj, ka shumë konkurrentë që i kanë thyer këto rregulla por produksioni nuk ka marrë asnjë masë.