Bora bllokon Shqipërinë, fillon hedhja e kripës, ja akset problematike

eshjet e dëborës kanë shkaktuar problemet e para në akset kryesore në vend, por jo vetëm.

Si pasojë e reshjeve të shumta të borës dhe uljes së temperaturave në orët e fundit, në disa akse rrugore automjetet kanë hasur vështirësi në qarkullim.

Një ndër akset problematike si pasojë e reshjeve të borës është edhe ai Elbasan-Librazhd, ku kalimi i automjeteve që janë pa zinxhirë është teje i vështirë.

Në këto kushte autoritet kanë dal në veprim sot duke hedhur kripë në rrugë për të lehtësuar qarkullimin e makinave në këtë aks rrugor, ndërsa reshjet e borës vijojnë të bien tashmë edhe në formën e një stuhie. /albeu.com/