“Boboo 10 mijë dollarë në një foto të vetme”, Olti Curri ironizon Edi Ramën

Duket se kryefjala e medias ditën e sotme është Kryeministri Edi Rama i cili e nisi vitin duke zbuluar projekte të shumta që do të marrin jetë në 2021-shin. Teksa pak momente më parë kreu i shtetit njoftoi qytetarët për nisjen e projektit të ri të infrastrukturës në Vlorë e menjëherë më pas ai është ironizuar nga një foto e publikuar nga Olti Curri.

Ky i fundit ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Dritan Leli dhe Damian Gjiknuri. Olti ka ironizuar këtë pamje duke shkuar se të tre ata mbajnë veshur xhupa deri në 10 mijë dollarë.

Gjithashtu ai i ka bashkangjitur fotos, firmën e xhupit të Kryeministrit e cila i përket markës “Yohi Yamamoto” me një çmim prej 3175 dollarësh. Megjithëse Edi Rama edhe më parë është shprehur se e preferon shumë këtë stil japonez, kjo foto na nxitur komente të ndryshme të qytetarëve./Source.al