Bllokuan trafikun ajror, 9 kontrollorë përfundojnë në polici, zbardhet kush janë ata dhe si ranë në ‘grackën’ e forcave blu

Policia e Tiranës ka shoqëruar mbrëmjen e djeshme 9 kontrollorë të AlbControl të cilët çuan në pezullimin e punës në aeroportin e Rinasit. Sipas News24 policia po mban të shoqëruar 9 kontrollorë, ndërkohë që nuk dihet gjendja juridike e tyre.

Mes personave të shoqëruar janë; R. Katroshi, A. Fezga, F. Ndreca, M. Mezini, S. Kosta, E. Shabani si dhe dy persona të tjerë.

Mësohet se një pjesë e tyre u thirrën në telefon dhe shkuan vullnetarisht në polici dhe pjesa tjetër u shoqërua me forca policie pas mesnatës nga një ambient privat ku qëndronin te grumbulluar pas Albcontrol.