Bllokohet i gjithë vendi nga shtrimi i të infektuarve, merret vendimi drastik

Duket se nuk do të shpëtojmë lehtë nga virusi i cili jo vetëm që ka gjunjëzuar 185 shtete brenda pak muajsh por që së fundmi ka pësuar dhe mutacion.

Raste të këtij të fundit fillimisht janë hasur në Britaninë e Madhe ku ishte zanafilla e mutacionit por edhe në Greqi. Kjo e para ka vendosur të forcojë masat kufizuese duke mos i lejuar qytetarët të dalin nga shtëpia vetëm në ato raste kur e kanë vërtetë të nevojshme.

Për shkak të të shtruarve të shumtë, Britania e Madhe ka futur të gjithë vendin në karantinë, ka mbyllur çerdhet, shkollat, ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në të gjitha ambientet dhe ka kufizuar ushtrimet deri në 1 orë.

Këto masa do të mbahen të tilla deri nga mesi i muajit shkurt por nuk përjashtohet mundësia të qëndrojnë në fuqi edhe në muajin mars.