Bllokimi i sheshit “Shqiponja”, Rama jep informacionin e rëndësishëm për të gjithë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video informuese për gjithë qytetarët sesi do të devijohet trafiku si rezultat i nisjes së punimeve në sheshin ‘Shqiponja’.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë video informuese mbi planin menaxhimit të trafikut që nis sot në nyjen e SHESHIT SHQIPONJA, për shkak të punimeve që po kryhen në UNAZËN E MADHE të Tiranës të cilën për 3 vite e bllokuan ata që i lanë rrugët rrugëve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.