Bllokimi i qytetarëve në doganë, vjen lajmi i mirë nga pika kufitare e Kapshticës

Është normalizuar situata në pikën kufitare të Kapshticës ku prej ditësh qytetarët shqiptarë vijonin të bllokuar, duke krijuar situata tensionuese dhe bllokim të qarkullimit.

Mësohet se pas 12 orësh tashmë situata po shkon drejt normalizimit dhe se në kufi po kalojnë qindra qytetarë.