Blindohet QSUT, Emiljano Shullazi është dërguar në spital, çfarë ka ndodhur?

Mësohet pak momente më parë se Emiljano Shullazi është dërguar me shpejtësi mëngjesin e ditës së sotme në QSUT për një vizitë. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet por ama është vënë re blindimi i spitalit nga forcat e policisë.

Ata kanë vendosur masa të rrepta sigurie ndërkohë që priten të mësohen detaje të tjera. Kujtojmë se prej muajsh tashmë, Shullazi është i izoluar nën regjimin e “41 Bliss”.